e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit duke nisur nga data 15 maj, për shkak të një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
Në një njoftim zyrtar, portali bëri me dije se ndërprerja e shërbimeve do të zgjasë nga ora 22:00 e datës 15 maj deri në orën 08:00 të datës 18 maj.
Sipas njoftimit, ky proces po kryhet në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë akses në shërbimet elektronike që ofrohen përmes platformës.
Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme të sistemit.
NJOFTIMI
Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:
15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00
Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.















