Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka janë paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Paraqitja e të dyve në Prokurorinë e Posaçme në të njëjtën ditë ka tërhequr vëmendjen, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për arsyen e paraqitjes së tyre apo nëse vizitat lidhen me të njëjtën çështje hetimore.
Artan Gaçi, biznesmen dhe bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, është përmendur më herët në diskutimet publike lidhur me çështje që kanë të bëjnë me pronat dhe investimet. Ndërsa Olta Xhaçka ka qenë ministre e Jashtme dhe deputete e Partisë Socialiste.
Mbetet për t’u sqaruar nëse paraqitjet e sotme lidhen me procedura konkrete hetimore dhe në çfarë cilësie janë paraqitur në SPAK.
Lexo edhe
Del pas dy orësh nga SPAK Olta Xhaçka/ “Kyç” gojën para gazetarëve














