Advertisement

Qeveria ka vendosur ndryshimin në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Me vendimin e marrë, Adriatik Kupi lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ndërsa në këtë post emërohet Sadleva Bodo.

Vendimi parashikon lirimin e Kupit nga funksioni që mbante deri më tani dhe emërimin e Bodos në krye të institucionit përgjegjës për administrimin e sistemit penitenciar në vend.

Reklame

Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me arsyet e ndryshimit në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Lexo edhe

Jep dorëheqjen Adriatik Kupi, largohet pas 7 muajsh nga drejtimi i Burgjeve

Nga BKH te Drejtoria e Burgjeve? Emri që pritet të zëvendësojë Adriatik Kupin

Reklame