Advertisement

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ditën e mërkurë deputetët e Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar në një takim të zgjeruar në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja është njoftuar për orën 12:30 dhe vjen pas miratimit në Kuvend të hartës së re administrativo-territoriale, një proces që u shoqërua me debate dhe tensione, përfshirë edhe brenda radhëve të vetë socialistëve.

Reklame

Lajmi u është komunikuar deputetëve përmes një mesazhi, ku bëhet e ditur se këtë javë nuk do të zhvillohet mbledhja e zakonshme e grupit parlamentar të PS-së, pasi ajo do të zëvendësohet nga takimi i zgjeruar me pjesëmarrjen e kabinetit qeveritar.

Në mesazhin drejtuar deputetëve thuhet:

“ Të nderuar kolegë, ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave. Për këtë arsye, ditën e hënë, datë 12 tetor, nuk do të zhvillojmë mbledhjen e zakonshme të Grupit.”

Takimi zhvillohet në një moment kur reforma territoriale ka sjellë përplasje politike dhe diskutime edhe brenda Partisë Socialiste. Gjatë procesit të miratimit të saj në Kuvend, pati kundërshtime dhe debate, ndërsa votimi u shoqërua me tensione.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi rendin e ditës së mbledhjes dhe çështjet konkrete që do të diskutohen. Pritet të shihet nëse takimi do të përqendrohet te reforma territoriale, organizimi i brendshëm i partisë apo prioritetet e ardhshme të qeverisë.

Lexo edhe

Grupi i PS mbledhet para votimit. Rama në takim, sytë te Braçe dhe Sinaj për reformën territoriale

Shqipëria dënon sulmin e rebelëve Huthi në Riad, Rama: Sponsorët e tyre në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi!

Reklame