Advertisement

Me ndihmën e gazetarëve italianë të emisionit Le Iene, muajin e kaluar SPAK goditi një grup call centarash në Tiranë, me fuqi të madhe financiare, korruptuese dhe operuese në fushën e mashtrimit me pasoja të rënda përmes investimeve të rreme. SPAK dhe BKH indentifikoi si peronazhin kryesor shtetasin Agim Prekaj, i cili i shpëtoi arrestimit pasi dyshohet se u informua për operacionin nga një zyrtar policie.

Sipas një raporti vëzhgimi, po aq me peshë sa Prekaj janë në aktivitetin e mashtrimit me pasoja të rënda edhe tre personazhe të tjerë, të cilët veprojnë me garanci policore.

Reklame

Bëhet fjalë për Mërgim Karaj, Arben Koçollari dhe Erdit Tepelena, të cilët ushtrojnë aktivitetin kriminal të ndarë në zona të ndryshme të Tiranës si tek Rruga e Kavajës, Stadiumi Dinamo, Deliorgji, Ringu, në kulla etj.

Erdit Tepelena rezulton derivat i Enea Mitri, një prej kokave kryesore në Tiranë të mashtrimit me pasoja të rënda të qytetarëve evropainë, përmes platformave mashtruese dhe investimeve të rreme.

Mitri është ngritur në nivelin e grupit të strukturuar kriminal, ndërsa vijon aktivitetin kriminal në garanci të fortë dhe të shumfishtë policore. Për shkak të qarkullimit të shumave të mëdha të parave, Mitri ka krijuar dy baza, në Tiranë dhe Dubai.

Miliona euro produkt i aktivitetit kriminal i kanë investuar në luks dhe pasuri të paluajtshme në emrin e tyre dhe njerëzve të afërt, me qëllim për t’i shpëtuar veprimit të mundshëm të drejtësisë.

Enea Mitri, Mërgim Karaj, Arben Koçollari dhe Erdit Tepelena vijojnë të mbeten një sfidë për SPAK-un, strukturë e cila po godet kartelet e call centerave vetëm me nxitje nga jashtë./ Marrë nga “Prapaskena“

Reklame