Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka dhënë detaje lidhur me procesin e rimbursimit të tatimit përmes platformës DIVA, duke bërë të ditur se deri tani kanë përfituar 39,965 individë.

Gjatë një konference për shtyp, Malaj deklaroi se rimbursimet u janë bërë individëve që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar, si dhe familjeve me një ose dy fëmijë nën moshën 18 vjeç.

Reklame

“Personat që janë rimbursuar deri tani janë individët të cilët kanë rezultuar me tatim të mbipaguar, si dhe familjet me 1 apo 2 fëmijë, nën moshën 18-vjeç”, deklaroi ministri.

Sipas tij, Administrata Tatimore vijon punën për përfshirjen në proces edhe të individëve me më shumë se dy fëmijë.

1.5 miliardë lekë fond për rimbursimet

Ministri i Financave bëri të ditur se vlera e parashikuar për t’u rimbursuar në kuadër të këtij procesi arrin në 1.5 miliardë lekë, ose rreth 15 milionë euro.

“Administrata tatimore është duke punuar për rimbursimin e individëve me më shumë se 2 fëmijë. Vlera e parashikuar për t’u rimbursuar për këtë proces është 1.5 miliardë lekë, 15 milionë euro”, u shpreh Malaj.

Procesi i rimbursimit lidhet me deklarimin e të ardhurave individuale përmes platformës DIVA dhe synon kthimin e shumave të paguara më tepër nga tatimpaguesit, sipas kritereve të përcaktuara nga administrata tatimore.

Lexo edhe :

“Provokues e bixhozxhi”,Malaj akuza ndaj Ballës: Provokon për të bllokuar Parlamentin

Malaj: 10 miliardë euro të ardhura në buxhet në 2030-ën

Reklame