Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit, të cilët kërkonin lirimin e 25 pasurive të vendosura nën sekuestro në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Vendimi i Apelit të Posaçëm lë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme, e cila kishte refuzuar kërkesën për heqjen e masës së sekuestros ndaj pasurive.
Sipas vendimit, shkalla e dytë e gjyqësorit të posaçëm nuk ka pranuar kërkesën e çiftit për lirimin e pasurive, duke konfirmuar masën e vendosur më herët.
Edhe Gjykata e Lartë kishte lënë në fuqi sekuestron
Për sekuestrimin e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit është shprehur më herët edhe Gjykata e Lartë, e cila ka lënë në fuqi vendimin për vendosjen e masës së sekuestros.
Pasuritë janë sekuestruar që në fazën e hetimeve paraprake të zhvilluara nga SPAK në lidhje me dosjen “Partizani”.
Çështja lidhet me hetimin e SPAK për privatizimin dhe procedurat e kthimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, një proces ku janë marrë nën sekuestro disa pasuri dhe prona.
Me vendimin e fundit të Apelit të Posaçëm, masa e sekuestros ndaj 25 pasurive mbetet në fuqi, ndërsa çështja vijon të jetë pjesë e procesit gjyqësor dhe hetimeve të lidhura me dosjen “Partizani”.
Lexo edhe:








