Albert Nushi, shefi i Sektorit të Drejtimit në Departamentin e Sigurisë Publike, deklaroi se forcat speciale RENEA dolën dje në terren gjatë protestës studentore për shkak se kishin marrë një telefonatë, sipas së cilës, pretendohej se mes protestuesve të rinj kishte persona të armatosur.

Bëhet e ditur se 54 persona janë shoqëruar në polici protestën e djeshme, nga të cilët 27 janë arrestuar dhe 27 të tjerë janë proceduar penalisht.

Reklame

Sipas tij, janë sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë, dy bomba molotov, doza kanabisi, vida dhe sfera metalike.

Ndërkohë, në Shkodër dhe Vlorë janë proceduar penalisht 19 persona për veprime të kundërligjshme gjatë tubimeve.

Lexo edhe

78 protestues dalin para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë, zbardhen emrat

Shkon në 272 numri i të lënduarve nga protestat në Tiranë, 169 janë policë

Reklame