Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, duke thyer xhamin e derës kryesore të godinës.
Një turmë e madhe të rinjsh është afruar pranë selisë së PS-së dhe ka hedhur vazhdimisht gurë në drejtim të ndërtesës. Përballë tyre, kordoni policor, më i pakët në numër, është tërhequr disa hapa pas dhe nuk ka arritur të parandalojë dëmtimin e hyrjes së selisë.
Pas sulmit, policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit.
Pas ndërhyrjes, protestuesit janë larguar nga zona e selisë së PS-së dhe janë shpërndarë në drejtim të Bankës së Shqipërisë dhe Rrugës së Kavajës.
Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon të shoqërohet me përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Lexo edhe
Shkon në 272 numri i të lënduarve nga protestat në Tiranë, 169 janë policë
Shkon në 272 numri i të lënduarve nga protestat në Tiranë, 169 janë policë












