Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për 300 vende të reja pune për të rinj dhe të reja që dëshirojnë t’i bashkohen strukturave të policisë në funksionet e rolit zbatues “Patrullë e Përgjithshme”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm,Besfor Lamallari, i cili u ka bërë thirrje të rinjve që plotësojnë kriteret të aplikojnë për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit.
Sipas njoftimit, procesi i konkurrimit do të udhëhiqet nga merita, shanset e barabarta, transparenca dhe integriteti.
Aplikimet do të jenë të hapura nga 17 gusht deri më 18 shtator 2026.
300 vende për “Patrullë të Përgjithshme”
Pozicionet e hapura janë për funksionet e rolit zbatues “Patrullë e Përgjithshme”, duke u krijuar mundësi të rinjve që duan të ndërtojnë një karrierë në Policinë e Shtetit dhe të kontribuojnë në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Ministri Lamallari i ka ftuar kandidatët të aplikojnë dhe ta konsiderojnë uniformën e Policisë së Shtetit si një mundësi për të shërbyer me profesionalizëm dhe përgjegjësi.
Procesi i rekrutimit synon të zhvillohet mbi parimet e transparencës dhe konkurrimit, me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve që plotësojnë kriteret e përcaktuara.
Lexo edhe:
Lamallari: Pas qytetarëve, aleati më i fortë i Policisë është teknologjia
Kontrolle intensive në Tiranë, Policia: Mbi 3 mijë masa administrative në 48 orë















