Advertisement

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në sheshin para Kryeministrisë, në Tiranë, ku po zhvillohet dita e 78-të e protestës qytetare kundër qeverisë Rama.

Sipas informacioneve paraprake, dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke krijuar momente tensioni në bulevardin përpara Kryeministrisë.

Reklame

Nga pamjet e publikuara nga vendngjarja, situata ka shkaktuar shqetësim mes protestuesve, ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet që çuan në përplasjen mes të rinjve.

Nuk ka ende informacion të konfirmuar për persona të lënduar apo për ndërhyrje të forcave të Policisë lidhur me incidentin.

Pankartat: “Nuk ka Evropë pa drejtësi”

Protesta e kësaj të diele është shoqëruar edhe me pankarta me mesazhe politike, ku qytetarët kanë përcjellë qëndrimet e tyre për qeverinë, drejtësinë dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Një prej pankartave mban mesazhin:

“Po integrim, por pa llogaridhënie? Nuk ka Evropë pa drejtësi.”

Përmes këtij mesazhi, protestuesit shprehin mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë, por kërkojnë që procesi të shoqërohet me shtet të së drejtës, drejtësi dhe llogaridhënie institucionale.

Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa pritet që gjatë mbrëmjes të ketë zhvillime të tjera.

Lexo edhe

Vjeshtë e nxehtë politike! Berisha paralajmëron rikthimin e fuqishëm të protestave

Rama për britaniken “UnHerd”: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

Reklame