Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në Lungomaren e Vlorës, ku një grua e moshuar është plagosur pasi ka rënë nga autobusi i transportit urban.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në momentin kur e moshuara po zbriste nga autobusi i linjës. Për arsye që ende nuk janë sqaruar, ajo ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët e mjetit, duke u përplasur me betonin e shëtitores.

Reklame

Si pasojë e rënies, gruaja ka pësuar lëndime në pjesën e kokës, fytyrës dhe gjymtyrëve.

Qytetarët që ndodheshin në vendngjarje kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe shërbimin e urgjencës. Sipas dëshmitarëve, ambulanca ka mbërritur me vonesë, ndërsa e plagosura është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku p

o merr ndihmën mjekësore.

Gjendja e saj raportohet e rëndë.

Ndërkohë, autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse janë respektuar procedurat e sigurisë gjatë zbritjes së pasagjerëve.

Reklame