Ministri i Brendshëm, Besfot Lamallari, ka vënë theksin te përdorimi i teknologjisë për rritjen e sigurisë rrugore dhe publike në Shqipëri.
Në një reagim, Lamallari thekson se rritja e numrit të turistëve sjell edhe shtim të qarkullimit të automjeteve, duke rritur përgjegjësinë e institucioneve për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë në rrugë.
“Pas qytetarëve, aleati më i fortë i policisë është teknologjia”, shprehet ministri.
Sipas tij, radarët, dronët dhe makinat inteligjente mundësojnë monitorim të vazhdueshëm të trafikut, duke identifikuar shpejtësinë, shkeljet dhe sjelljet e rrezikshme të drejtuesve të mjeteve.
Lamallari e lidh këtë qasje me zbatimin e projektit Smart City, i cili, sipas tij, do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e garantimit të sigurisë rrugore dhe asaj publike në vend.
“Me zbatimin e projektit #SmartCity do të bëjmë një kapërcim epokal për sigurinë rrugore dhe atë publike në tërësi në Shqipëri”, deklaron Lamallari.
Lexo edhe:
Kodi i ri Rrugor 2026: Sa është gjoba për përdorimin e telefonit në timon?
Kodi i ri Rrugor: Kur hiqet patenta përgjithmonë për alkoolin?














