Advertisement

Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm.

Reshjet kanë qenë më të dendura në zonën e Zadrimës. Në pjesën tjetër të qarkut, shiu ka qenë më i lehtë.

Reklame

Autoritetet vendore janë në gatishmëri për të monitoruar situatën.

Rrezik për daljen e lumit Gjadër

Sipas strukturave të Mbrojtjes Civile, në bashkitë Kurbin dhe Mirditë nuk janë raportuar probleme.

Situata është më e rënduar në bashkinë Lezhë.

Reshjet e dendura kanë rritur rrezikun që lumi Gjadër të dalë nga shtrati.

Në fshatin Kodhel ka dalë nga shtrati edhe një kanal kullues. Si pasojë, janë përmbytur disa sipërfaqe bujqësore pranë tij.

Furnizimi me ujë vijon normalisht

Furnizimi me ujë të pijshëm vijon normalisht në të gjithë qarkun.

Në fshatin Krajnë, në njësinë administrative Blinisht, është raportuar ndërprerje e energjisë elektrike.

Ekipet e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defektit.

Hidrovorët në gatishmëri

Hidrovorët janë në gatishmëri dhe aktivizohen sipas prurjeve të ujit në kanale.

Niveli i lumit Drin është rritur lehtë. Megjithatë, ai vijon të jetë brenda parametrave normalë.

Ndërkohë, lumi Mat raportohet në kuota minimale.

Strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës në terren.

Autoritetet lokale mbeten në kontakt për të reaguar ndaj çdo zhvillimi të ri.

Zbulohet “shtëpi bari” në Lezhë, arrestohen 2 persona! Në hetim 4 punonjës të OSHEE-së (EMRAT)

Analizë: Pse Lezha po kthehet në një nga destinacionet më të preferuara turistike të veriut

Reklame