Dhjetëra persona të maskuar dhe me hunj në duar janë parë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa kryeqyteti vijon të përballet me tensionet e protestës.
Prania e grupit vjen pas përplasjeve të regjistruara në disa zona të qytetit, ku protestuesit dhe policia janë përballur mes hedhjes së sendeve dhe përdorimit të gazit lotsjellës.
Deri tani nuk ka informacion të konfirmuar për identitetin e personave të maskuar, nëse janë pjesë e një grupi të organizuar apo për qëllimin e lëvizjes së tyre në shesh.
Zhvillimet në qendër të Tiranës vijnë në një moment kur situata e protestës mbetet e tensionuar, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga terreni.
Lexo edhe
Përplasjet zhvendosen te “Myslim Shyri”, policia ndjek protestuesit, digjen koshat
Zjarr te Ministria e Mjedisit, protestuesit i vënë flakën derës së institucionit












