Një vatër zjarri është shfaqur në zonën e Zvërnecit. Reja e madhe e tymit është përhapur dhe është e dukshme edhe mbi qytetin e Vlorës.
Drejt zonës po lëvizin forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Ekipet pritet të ndërhyjnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Reklame
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Po ashtu, nuk ka ende të dhëna të sakta për sipërfaqen e përfshirë nga flakët.
Situata po monitorohet nga strukturat përgjegjëse. Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion për përmasat e zjarrit dhe ndërhyrjen e forcave në terren.
Lexo edhe kete:
Zjarr në zonën pas Malit të Dajtit, flakët po përhapen
Pse rriten zjarret gjatë verës? Shkaqet kryesore dhe si mund të parandalohen
Reklame













