Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së trefishtë të ndodhur këtë të martë në Podgoricë.
Në pranga është vënë shtetasi Vehad Muric, 25 vjeç, i cili dyshohet se ka ekzekutuar dy vëllezërit shqiptarë Denis Hoti dhe Nezrin Hoti, si dhe Kenan Miraljemović me origjinë nga Serbia.
Reklame
Sipas autoriteteve, ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “vrasje e rëndë”.
Pas arrestimit, 25-vjeçari është transferuar në ambientet e paraburgimit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Reklame















