E diel, 27 Shtator, 2026

ZHVILLIM BOMBASTIK NË DOSJEN “REVANSHI”: Xhelal Rraja del nga burgu

86
Advertisement

Sipas vendimit të GJKKO-së, masa e mëparshme “arrest në burg”, e vendosur me vendimet nr. 49, datë 15.05.2024 dhe nr. 78, datë 12.07.2024, është zëvendësuar me arrest shtëpie, në bazë të nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale.
Arsyet shëndetësore janë përmendur si shkak për këtë ndryshim të rëndësishëm.

Xhelal Rraja u arrestua në maj 2024, në kuadër të operacionit të gjerë policor “Revanshi”, që goditi 7 grupe kriminale dhe çoi në arrestimin e 14 personave. Ai akuzohet për përfshirje të drejtpërdrejtë në struktura kriminale dhe në planifikimin e një vrasjeje politike.

Reklame

Akuzat ndaj tij janë ndër më të rëndat në Kodin Penal:

Sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Grup i strukturuar kriminal, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit

Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Objektiv i planit kriminal, sipas SPAK, ishte ish-deputeti socialist Arben Ndoka.

Sipas dosjes së SPAK, Xhelal Rraja ka qenë organizatori kryesor i planit për eliminimin e Arben Ndokës, një atentat që nuk u realizua, por që zbardh një luftë të errët mes figurave të botës politike dhe kriminale.

Nga hetimet rezulton se:

Vrasja ishte planifikuar për janar 2021, në Rrugën e Elbasanit, gjatë një ngjarjeje mortore

Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Rrajën dhe Marklen Hakën, kishin ndarë rolet

Endrit Dokle siguronte informacion për lëvizjet e objektivit

Marklen Haka kishte detyrën të gjente ekzekutorët

Rraja dhe Bami konsiderohen organizatorë

Plani dështoi pasi Arben Ndoka nuk shkoi për ngushëllim, duke shmangur kështu atentatin.

SPAK zbardh se konflikti lidhet me vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të Arben Ndokës. Ky i fundit dyshohet se kishte tentuar disa herë të eliminonte Durim Bamin, me ndihmën e emrave të njohur të botës së krimit si Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi dhe anëtarë të grupit Avdulaj.

Por atentatet ndaj Bamit dështuan, pasi ai lëvizte me makinë të blinduar dhe masa ekstreme sigurie.

Kalimi i Xhelal Rrajës nga burgu në arrest shtëpie, në një dosje me akuza për vrasje dhe krim të organizuar, pritet të ndezë debat të fortë publik dhe politik:
A po dobësohet qëndrimi i drejtësisë përballë dosjeve të rënda?
Dhe sa larg shkon realisht lufta mes krimit dhe politikës në Shqipëri?

Hetimet vijojnë. Dosja “Revanshi” mbetet një nga më tronditëset e viteve të fundit.

Reklame