Një aksident rrugor me pasoja ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, duke lënë të plagosur katër persona.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të Urës me Harqe, ku u përplasën dy automjete, një “Mini Cooper” dhe një “Golf 6”.

Reklame

Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona mbetën të lënduar. Mes tyre ishte edhe një grua, e cila mbeti e bllokuar për disa minuta brenda mjetit, derisa u nxor nga shërbimet e emergjencës.

Të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia, e mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

Reklame