Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar zgjatja me tre muaj e hetimeve për dosjen që lidhet me tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Bashkë me Gjylin, zgjatja e hetimeve i është komunikuar edhe Erald Elezit.
Sipas përllogaritjeve, hetimet për këtë çështje do të vijojnë deri më 10 tetor.
Në këtë dosje është e pandehur edhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Gentian Gjyli u paraqit në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij, Andi Skënderaj, si dhe nga një efektiv policie, pasi ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Zgjatja e afatit të hetimeve i jep Prokurorisë së Posaçme më shumë kohë për të vijuar veprimet hetimore dhe për të administruar provat në lidhje me procedurat e prokurimit dhe kontratat që janë objekt i hetimit.
Hetimet e SPAK vijojnë, ndërsa pritet që në përfundim të tyre Prokuroria e Posaçme të përcaktojë qëndrimin përfundimtar lidhur me përgjegjësinë e personave të përfshirë në dosje.
Lexo edhe:
Apeli rrëzon 2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi do qëndrojnë në arrest shtëpie
Gjyli sfidon GJKKO-në: Pse gratë zyrtare hetohen të lira, ndërsa unë jo?















