Advertisement

Forcat e sigurisë meksikane kanë njoftuar vrasjen e “El Mencho”, themelues dhe drejtues i kartelit Jalisco Nueva Generación Cartel (CJNG), një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe më të dhunshme në Amerikën Latine.

Sipas autoriteteve, operacioni u zhvillua në shtetin e Jalisco, pas disa orësh përplasje të armatosura mes ushtrisë dhe grupeve të kartelit. Lajmi u raportua fillimisht nga CNN.

Reklame

Cervantes, i lindur në vitin 1966, ishte në listën e personave më të kërkuar nga SHBA. Drug Enforcement Administration (DEA) kishte vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacione që do të çonin në arrestimin e tij.

Sipas DEA-s, karteli CJNG përdorte armë të rënda dhe taktika paramilitare, duke u shndërruar në një nga rrjetet më agresive të trafikut të drogës. Organizata akuzohej për trafikimin masiv të kokainës, metamfetaminës dhe fentanilit drejt Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë e kishin cilësuar më herët “El Mencho”-n si një nga figurat më të rrezikshme të krimit të organizuar global, me ndikim të thellë në rrjetet ndërkombëtare të narkotrafikut.

Vrasja e tij konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj strukturës së CJNG, megjithatë ekspertët paralajmërojnë se mund të pasojë një valë e re dhune për shkak të luftës për pushtet brenda kartelit.

Reklame