Advertisement
Detaje tronditëse janë zbuluar rreth vrasjes së 25-vjeçarit Kevin Muharremi nga bashkatdhetari i tij Renato Xyke, 20-vjeç, pak ditë më parë në Itali.
Hetimet paraprake tregojnë se gjithçka nisi nga një debat për një dëmtim të lehtë në makinë, që përshkallëzohet disa orë më vonë me përdorimin e armës së zjarrit.
Reklame
Kevin Muharremi u godit nga tre plumba teksa ndodhej në sediljen e pasagjerit, ndërsa Renato Xyke dyshohet se ka qëlluar nga një Range Rover Evoque gri e errët drejt automjetit.
Autoritetet po analizojnë dëshmitë, pamjet e kamerave të sigurisë dhe telefonat celularë të personave të përfshirë për të zbardhur motivin dhe dinamikën e ngjarjes. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe hap pyetje mbi tensionet mes të rinjve në diasporë.
Reklame














