Advertisement

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe biznesmenë, në kuadër të një hetimi për ndërtime të paligjshme dhe shpërdorim detyre në zonën e Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, masë sigurie është caktuar edhe për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu.

Reklame

Ndërkohë, është arrestuar Kristofor Shkrepa, specialist policie në Ksamil, ndërsa ndaj Kastriot Satka është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Masë sigurie është vendosur edhe për biznesmenët Arjola Dhrami dhe Xhaferr Bajo, lidhur me një objekt për të cilin më herët u arrestuan katër oficerë të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe ish-shefi i policisë së Sarandës.

Në listën e personave ndaj të cilëve është caktuar masë sigurie ndodhet edhe ndërtuesi Merdar Koshi, i cili dyshohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në qendër të Sarandës.

Sipas burimeve, çështja lidhet me arrestimet e mëparshme të zyrtarëve të Policisë së Sarandës dhe dyshimet për favorizim të ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare.

Reklame