Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në zonën e njohur si “Kthesa e Azotikut”.

Sipas informacioneve paraprake, një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”, i cili pas goditjes ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar.

Reklame

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment shumë të frekuentuar.

Reklame