Një çift bashkëshortësh në Vorë është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ushtrimi i vazhdueshëm i dhunës psikologjike në familje ka ndikuar në gjendjen e rënduar emocionale të vajzës së tyre 15-vjeçare.
Adoleshentja dyshohet se është hedhur nga një lartësi pranë banesës. Ajo është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas burimeve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, 15-vjeçarja nuk është marrë ende në pyetje nga grupi hetimor.
Sipas informacioneve paraprake dhe deklarimeve të familjarëve, dyshohet se ngjarja lidhet me konflikte dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme brenda familjes.
Ndërkohë, mësohet se babai i adoleshentes kishte dalë së fundmi nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim për një tjetër rast të dhunës në familje.
Lexo edhe:
Policia godet “oazin e prostitucionit” në Kavajë, disa kolumbiane të përfshira
29 persona të arrestuar për zjarrvënie, Policia: Vijojnë kontrollet dhe hetimet në të gjithë vendin














