Advertisement

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.

Bëhet fjalë për Sefer Selimaj, i dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

Reklame

Sipas Policisë së Shtetit, 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të dhënë në vitin 2017. Ai u lokalizua dhe u arrestua në Itali, ndërsa më pas autoritetet e të dyja vendeve përfunduan procedurat për ekstradimin e tij.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Sefer Selimaj iu dorëzua autoriteteve shqiptare, për të vijuar ekzekutimin e dënimit prej 15 vitesh burg.

Lexo edhe:

Pengoi ekstradimin e një personi drejt Gjermanisë, arrestohet specialisti i Krimeve në Dibër /EMRI

Detaje të reja/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit, biznesmeni mbahet në Francë

Reklame