Kreu i Sali Berisha ka folur në selinë e Partisë Demokratike, duke e cilësuar protestën e fundit si një fitore të madhe të opozitës. Berisha theksoi se mesazhi i protestës i është dërguar çdo shqiptari dhe njëkohësisht miqve të Shqipërisë në Europë dhe në botë.
“Marshi i fitores, i dinjitetit dhe guximit”
Duke iu referuar sulmit ndaj vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Berisha deklaroi:“Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si ky i sotmi. Kjo datë, 28 shkurt, do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narko-shtetit. Për 3 orë marshi juaj ishte marshi i fitores, marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ky ishte mesazhi më i shkëlqyer për çdo shqiptar dhe mesazhi më i madh që u dërgua miqve tanë në Europë dhe në botë, duke i kallur tmerrin dhe datën narko-diktatorit Rama.”
Ai shtoi se gjatë marshimit, agjentë të infiltruar të policisë kriminale tentuan të mashtrojnë protestuesit duke u thënë se në shtëpinë e diktatorit banon Rama, duke i nxitur ata të sulmonin këtë banesë.














