Mjaftuan vetëm 20 minuta reshje shiu që disa prej rrugëve të Vlorës të mbuloheshin nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Situata problematike u evidentua në disa zona të qytetit, përfshirë lagjen “Pavarësia”, zonën pranë “Albano dhe Romina”, bibliotekën “Shefqet Musaraj”, lagjen “Muradie”, zonën historike, lagjen “28 Nëntori” dhe bulevardin “Ismail Qemali”.
Në disa akse, niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, ndërsa reshjet e para të vjeshtës rikthyen shqetësimet për përmbytjet në qytetin bregdetar.
Një nga problemet kryesore lidhet me hidrovorin e Vlorës, i cili, për shkak të punimeve të restaurimit, nuk po funksionon me të katër pompat. Shqetësim mbetet edhe pastrimi i kanalizimeve, pasi bllokimi i tyre pengon largimin normal të ujërave.
Nëse 20 minuta shi sjellin këtë situatë, çfarë do të ndodhë kur të mbërrijnë reshjet e forta të dimrit?
Lexo edhe
Horoskopi 22 tetor 2026. Parashikimi i yjeve për secilën shenjë
A e dinë ambasadorët se me kë u ulën në tryezë!?













