Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar nga qelia dy nënkryetarë të rinj: Sara Goxhajn dhe ish-deputetin socialist Sadi Vorpsi.
Për Goxhajn bëhet fjalë për një rikthim në Bashkinë e Tiranës. Ajo ka qenë më herët pjesë e administratës vendore dhe ka ushtruar edhe kompetencat e kryetares së komanduar pas largimit të Anuela Ristanit.
Ndërsa Sadi Vorpsi rikthehet në administratën publike pas një periudhe larg politikës. Ai ka shërbyer si prefekt i Tiranës nga 2013 deri në 2017 dhe më pas si deputet i Partisë Socialiste.
Me dy emërimet e reja, Bashkia e Tiranës ka tashmë katër nënkryetarë: Sara Goxhaj, Sadi Vorpsi, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.
Lexo edhe
Veliaj firmos nga paraburgimi. Shkarkon dy administratorë, emërime të reja në Bashkinë e Tiranës
Veliaj kundër ‘Territoriales’, letër Kuvendit: Mos e votoni, s’është konsultuar!














