Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) ka nisur një aksion kombëtar për kontrollin e lavazheve që përdorin ujin e pijshëm nga rrjeti publik për aktivitetin e tyre.
Sipas AKUK, Kodi i Furnizimit me Ujë ndalon përdorimin e ujit të pijshëm për aktivitetet e lavazheve.
Agjencia u ka dhënë subjekteve që vijojnë ta përdorin ujin e rrjetit publik një afat deri më 31 tetor për ta ndërprerë këtë praktikë.
Duhet të sigurojnë burim alternativ
AKUK thekson se lavazhet duhet të sigurojnë një burim alternativ dhe të ligjshëm uji për vijimin e aktivitetit.
“Subjektet duhet të sigurojnë një burim alternativ të ligjshëm. Pas kësaj date do të intensifikohen kontrollet dhe do të zbatohen masat administrative të parashikuara nga ligji”, bën me dije AKUK.
Pas përfundimit të afatit, kontrollet në të gjithë vendin pritet të intensifikohen dhe ndaj subjekteve që nuk respektojnë rregullat do të merren masat përkatëse administrative.
AKUK paralajmëron gjithashtu se ndërhyrja e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit përbën vepër penale.
Aksioni synon të ndalojë përdorimin e ujit të pijshëm për aktivitete që mund të furnizohen përmes burimeve të tjera të ligjshme, duke mbrojtur rezervat e ujit të destinuara për konsum.
Lexo edhe
PD kundërshton reformën territoriale, Bylykbashi dhe Alizoti përplasen me PS
Censusi i Bujqësisë shtyhet për 2027, PD kundërshton vendimin, të dalin përgjegjësit














