Advertisement

Në Prishtinë ka nisur protesta në mbështetje të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, një ditë pas tubimit të së hënës, i cili u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.

Protestuesit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të miratojë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë.

Reklame

Njëri prej organizatorëve të protestës, Çlirim Haziri, u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë projektligjin, duke paralajmëruar se protestat do të vijojnë në rast se kjo nuk ndodh.

“Ose votojeni ligjin, ose dilni në zgjedhje me ‘vulën e turpit’”, deklaroi Haziri para protestuesve.

Ai theksoi se protesta do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.

“Derisa ligji të votohet, ne nuk e bëjmë asnjë hap prapa”, tha organizatori.

Protesta e sotme zhvillohet një ditë pas tensioneve në Prishtinë, ku tubimi i së hënës përfundoi me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë shkaktuar debat politik dhe publik në Kosovë, ndërsa protestuesit kërkojnë që Kuvendi të vijojë procedurën dhe ta miratojë projektligjin.

Lexo edhe

Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

Reklame