Ftesa simbolike e kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit nuk ka marrë përgjigjen e pritur. Letrat e vendosura mbi sofrën e improvizuar para godinës së Kryeministrisë janë grisur nga kalimtarë të rastit.

Sofra, e vendosur në bulevardin përpara qeverisë si një ftesë për t’u ulur dhe për të zhvilluar dialog, ishte një tjetër përpjekje simbolike e Ramës për të hapur komunikimin me protestuesit, të cilët prej ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij.

Reklame

Por, në vend të një bisede rreth sofrës, letrat që shoqëronin ftesën për dialog janë grisur. Ky veprim vjen në një kohë kur studentët kanë refuzuar më herët thirrjet e kryeministrit për t’u ulur në tryezë dhe vijojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre.

Ftesa e sofrës, një tjetër episod në përplasjen mes Ramës dhe protestuesve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një përpjekje tjetër për dialog dhe nëse palët do të gjejnë një rrugë komunikimi.

Lexo edhe

Rama shtrin sërish dorën e dialogut, këtë herë shtron sofrën para kryeministrisë!

Refuzimi i dialogut, reagon Rama: “Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!”

Reklame