Advertisement

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin e tij për problematikat infrastrukturore. Braçe ka ndarë një video ku tregon gjendjen e rrugës në Selitë, e cila është me gropa.

Ai thekson se situata bëhet edhe më shqetësuese në orarin e pikut të trafikut pasi shkaktojnë radhë kilometrike, ndërsa rithekson se Bashkia duhet të bëjë punën e saj.

Reklame

Reagimi:

Tirana/5sa

Në #territor, si deputet i 5-sës

Tre javë më pas, gropa në rrugën nga Ura e Ish-NSHRAK-ut për në Selitë, është këtu dhe më e madhe!

Ore, e bëni për inat se e pashë unë apo çfarë?

Hajdeni e mbylleni gropën e çdo gropë këtu, në rrugën në anë, se e keni punë, puuuunëëëëë!

Reklame