Maxhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit të propozuar nga PS për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në seancën e sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi që projektligji të mos shqyrtohej në Kuvend, duke argumentuar se nevojiten konsultime të mëtejshme.
Bardhi tha se të njëjtën kërkesë e kishte paraqitur edhe në Konferencën e Kryetarëve, ndërsa paralajmëroi se miratimi i projektligjit në këtë formë mund të sjellë, sipas tij, shkelje të një tjetër vendimi të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve.
Kërkesa e opozitës nuk u pranua nga mazhoranca, e cila votoi kundër heqjes së projektligjit nga rendi i ditës.
Përplasja vijoi edhe gjatë diskutimeve në sallën e Kuvendit. Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi demokratët për hipokrizi, duke iu referuar qëndrimeve të tyre ndaj përfaqësuesve të drejtësisë.
“Shkoni shpesh te dera e Prokurorisë së Posaçme, i kujtoni emrat e familjarëve, i kërcënoni”, deklaroi Balla.
Sipas tij, projektligji për pagat është i domosdoshëm dhe për këtë arsye vota e mazhorancës ndaj kërkesës së PD-së ishte kundër.
Debati për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka sjellë prej javësh përplasje mes institucioneve dhe palëve politike, ndërsa çështja lidhet edhe me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Lexo edhe:
Horoskopi 17 shtator/ Nga dashuria te paratë, si do shkojë dita për secilën shenjë
Presidenti dekreton shkarkimin e ish-ministrit Lamallari, Ervin Demo emërohet ministër i Brendshëm















