Advertisement

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e kësaj të hëne në Midë, të Fushë-Arrëzit, ku një punonjës i kompanisë celulare “ONE”, u gjet i shtrirë, pa ndjenja pranë antenave në këtë zonë.

Sipas raportimeve, Lumturi Kamberi, kishte shkuar për të riparuar një defekt në një prej antenave të ONE, në fshat, por për arsye ende të paqarta ka humbur ndjenjat dhe është gjetur i shtrirë në dëborë.

Reklame

Sipas policisë, rreth orës 09:20 një qytetar njoftoi se e kishte gjetur Kamberin të shtrirë përtokë, ndërkohë që dyshohet se ai ka rënë nga antenat një ditë më parë dhe ka qëndruar në të ftohtë ekstrem gjithë natën.

“Rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka telefonuar shtetasi Gj. T., i cili ka njoftuar se në fshatin Krrabë ndodhej një person i shtrirë pranë antenave.

Menjëherë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës civile dhe të shëndetësisë, kanë shkuar në vendngjarje tek antenat në zonën e Midës.

Nga verifikimet ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin L. K., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie celulare, i cili dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë të kompanisë”,- thuhej në njoftimin e Policisë.

Reklame