Advertisement

Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve se po qarkullojnë mesazhe mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.

Me anë të një reagimi zyrtar, Policia bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes ndaj SMS të tilla, pasi kanë qëllim vjedhjen e të dhënave dhe përvetësimin e llogarive financiare.

Reklame

Policia thekson që qytetarët mos të japin të dhëna personale apo bankare.

Njoftimi: 

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.

Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.

Qëllimi i tyre është:

* përvetësimi i të dhënave personale;

* vjedhja e të dhënave bankare;

* aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;

* Mos jepni të dhëna personale apo bankare;

* Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.

Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:

* Fshini menjëherë mesazhe të tilla;

* Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;

* Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.

Email: [email protected]

Tel: +355 69 415 5552

www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik??

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve

 

Reklame