Policia e Elbasan ka ndaluar dhe shoqëruar shtetasin Sazan Jashar Gjolena, 53 vjeç, banues në fshatin Gjolene, pasi u kap duke drejtuar një mjet tip “Benz Sprinter” nën ndikimin e alkoolit, ndërsa transportonte 13 nxënës.

Ngjarja u zbulua pas një telefonate nga një qytetar në sallën operative të Cërrik. Menjëherë ndërhyri patrulla e Postës së Policisë Belsh, e cila bëri ndalimin e mjetit në aksin Belsh–Gjolene.

Reklame

Pas kryerjes së testit të alkoolit me dy prova, rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur:

  • Prova e parë: 0.68 mg/l
  • Prova e dytë: 0.67 mg/l

Drejtuesi u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, policia bëri të mundur transportimin e sigurt të nxënësve me një mjet tjetër të transportit publik, duke shmangur një rrezik potencial për jetën e tyre.

Rasti rikthen në vëmendje problematikën e sigurisë në transportin e nxënësve dhe nevojën për kontrolle më të rrepta ndaj drejtuesve të mjeteve që kryejnë këtë shërbim.

Reklame