E diela pritet të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm në vend, me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësira të herëpashershme do të shfaqen kryesisht në zonat kodrinore dhe malore, ndërsa në lindje priten edhe reshje të dobëta shiu.
Sipas parashikimit të motit, vranësirat në relievet kodrinore-malore në lindje do të shtohen nga orët e mesditës dhe deri pasdite, duke sjellë reshje shiu me intensitet të ulët.
Në ajër do të ketë prezencë të lartë të grimcave të pluhurit dhe rërës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 3 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 7 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.
Lexo edhe
Horoskopi, 30 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
Lumenjtë dhe liqenet e Mirditës – Pasuritë ujore që e bëjnë krahinën një destinacion të veçantë















