Ftesa simbolike e Edi Ramës për dialog nuk është pritur siç mund të kishte shpresuar kryeministri. Studentët kanë reaguar duke hedhur dhe dëmtuar karriget e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mbi të cilat ishin lënë fletë me mbishkrimin “DIALOG”.
Pamjet tregojnë momentet kur të rinjtë marrin karriget e nxjerra përpara Kryeministrisë, i hedhin dhe i shkatërrojnë, ndërsa vijojnë të kërkojnë largimin e kreut të qeverisë.
Rama kishte zbritur vetë në bulevard për të vendosur fletët me mesazhin “DIALOG”, në kuadër të thirrjeve të tij të përsëritura për bisedime me protestuesit.
Por reagimi i studentëve tregon se, të paktën në këtë moment, gjesti simbolik nuk ka sjellë një përgjigje pozitive nga një pjesë e protestuesve, të cilët vijojnë të këmbëngulin te kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.
Pas disa ditësh përplasjesh dhe tensionesh në kryeqytet, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një përpjekje konkrete për dialog mes qeverisë dhe përfaqësuesve të protestës.
Lexo edhe
Rama bën lëvizjen e papritur, karriget e dialogut dalin në bulevard!













