Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara ndaj shtetasve Jusel Mici dhe Mendim Domi, në kuadër të një hetimi pasuror të nisur gjatë vitit 2024.

Sipas organit të akuzës, pasuritë rezultojnë të pajustifikuara me burime të ligjshme dhe dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale. Dy shtetasit janë subjekt i hetimit pasuror në bazë të ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndërsa po gjykohen edhe për një procedim penal të regjistruar në vitin 2021.

Reklame

Nga hetimet janë evidentuar pasuri të shumta të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë apartamente dhe njësi banimi në Tiranë, njësi shërbimi në zonën e “Bulevardit të Ri”, vila në Gjiri i Lalzit, toka në zonat Mazrek, Kashar dhe Sauk, si dhe garazhe, automjete luksoze, kuota në një shoqëri tregtare dhe llogari bankare.

Vlera totale e pasurive për të cilat është kërkuar konfiskimi arrin në 1,976,870 euro dhe 9,330,062 lekë.

Reklame