Advertisement

Tiranë – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës, ku një autobus i linjës së Beratit është përmbysur anës rrugës. Bilanci paraprak flet për dy persona që kanë humbur jetën.

Sipas informacioneve të para, autobusi është përmbysur për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa disa pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në mjet pas aksidentit.

Reklame

Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë për nxjerrjen e pasagjerëve dhe dhënien e ndihmës së parë të lënduarve.

Rrethanat e aksidentit nuk janë sqaruar ende, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar me detaje mbi identitetin e viktimave, numrin e të lënduarve dhe dinamikën e aksidentit.

Reklame