Shoqërimet e të rinjve dhe tensionet mes protestuesve e Policisë së Shtetit janë kthyer në një nga pamjet kryesore të protestës në Tiranë, në ditën e saj të katërt.

Gjatë tubimit janë raportuar shoqërime të shumta, ndërsa qytetarë të pranishëm kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke u kërkuar efektivëve të lënë të lirë të rinjtë që po shoqëroheshin.

Reklame

“Lëshojini! Turp, janë fëmijët tuaj!”, dëgjohen t’u drejtohen qytetarët efektivëve, në shenjë proteste ndaj shoqërimeve.

Situata zhvillohet në një klimë të tensionuar, ku protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, ndërsa përplasjet me policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës kanë shoqëruar protestën.

Nuk ka ende një bilanc të plotë për numrin e personave të shoqëruar gjatë tubimit. Rrethanat e secilit rast dhe arsyet e shoqërimeve mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

Protesta vijon mes thirrjeve kundër qeverisë dhe kundërshtimeve ndaj veprimeve të policisë.

Lexo edhe

“Ooo Sali, nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, Balla reagon për protestën

Një i ri i shtrirë në tokë. Tensione në Lezhë! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë

Reklame