Advertisement

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me arrestimet e protestuesve, duke drejtuar akuza ndaj Adi Pojanës, të cilin e identifikon si punonjës të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, dhe gjyqtares Amarilda Sulaj.
Në postimin e tij, Noka i referohet marrëdhënies mes rolit të policisë në ndalimin e protestuesve dhe vendimeve gjyqësore për masat e sigurisë ndaj tyre, duke përdorur shprehjen “Burri i rreh, gruaja i dënon”.
Sipas Nokës, ndërsa efektivët e policisë ushtrojnë dhunë fizike ndaj protestuesve, gjyqtarja cakton masa sigurie për të rinjtë e ndaluar. Noka e cilëson këtë si një “harmonizim të forcave kundër protestës”, duke akuzuar mënyrën e trajtimit të protestuesve të arrestuar.

Reagimi i plotë:

Reklame

👮🏻‍♂️ Burri i rreh, gruaja i dënon 👩‍⚖️
Adi Pojana dhe Amarilda Sulaj, çifti i kërbaçit të narkoshtetit. Ai me punë në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Ajo gjyqtare, cakton masat e sigurisë ndaj të rinjve të ndaluar forcërisht nga #policia. Pra i shoqi “kujdeset” gjithë kohën për dhunën fizike ndaj protestuesëve ndërsa ajo i masakron me vendime në emër të ligjit. Harmonizim i forcave në çift kundër protestës.

Lexo edhe

“Ooo Sali, nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, Balla reagon për protestën

Një i ri i shtrirë në tokë. Tensione në Lezhë! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë

Reklame