Situata në Lezhë është tensionuar, ku protestuesit janë përplasur ashpër me efektivët e Policisë së Shtetit.

Përplasjet vijnë në një klimë protestash dhe reagimesh të nxënësve e të rinjve, të cilët janë mobilizuar në disa qytete në shenjë solidariteti me studentët që protestojnë në Tiranë.

Reklame

Deri në këtë moment, nuk ka informacion të plotë mbi shkaqet e menjëhershme të përplasjes, numrin e personave të përfshirë apo nëse ka të lënduar dhe të shoqëruar nga policia. Rrethanat e ngjarjes mbeten për t’u sqaruar.

Tempull News do të sjellë përditësime sapo të ketë informacion të konfirmuar mbi situatën në Lezhë.

Lexo edhe

OKB shqetësohet për dhunën në protestat e Tiranës: Thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje

“Ooo Sali, nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, Balla reagon për protestën

Reklame