Advertisement
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të diele në zonën e Kepit të Rodonit, në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:45, në një terren me shkurre, shtetasi Arben Karamuço, 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet me 4 goma, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të terrenit të vështirë dhe është rrëzuar.
Reklame
Si pasojë e plagëve të marra, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në mjet ndodhej edhe bashkëshortja e tij, E. K., 44 vjeçe, e cila ka mbetur e lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Reklame














