Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të premte, më 30 tetor 2026, çmimi i naftës me pakicë nuk do të jetë më shumë se 218 lekë për litër, ndërsa benzina do të shitet me një çmim maksimal prej 179 lekësh për litër.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me shumicë për gazoilin është përcaktuar në jo më shumë se 206 lekë për litër, ndërsa për benzinën në 167 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 15:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të shqyrtohen sërish ndryshimet në treg.
Bordi u ka rikujtuar operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë detyrimin për të zbatuar çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh mund të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Vendimi është marrë në kuadër të masave të ndërmarra pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16 shtator 2026.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se synojnë mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.
Lexo edhe
Nafta që “u bë” ujë në maune/ Dyshime për mashtrimin Shqipëri-Kosovë, a po heton SPAK?
Nafta dhe benzina me çmime të reja nga ora 15:00, ja sa do të kushtojnë














