Advertisement

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur një pjese të Vaut të Dejës në Qarkun e Shkodrës.

Lumi Glinë ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa fshatra, ku mësohet se rreth 100 banesa janë nën “pushtetin” e ujit, ndërsa janë përmbytur dhe me dhjetra hektatë tokë bujqësore.

Reklame

Pamjet e mëposhtme i përkasin fshatit Guri i Zi, ku shihen rrugë, banesa dhe toka të përmbytura.

Në një prononcim për mediat, kryebashkiaku i Vajut të Dejës, Kristian Shkreli tha se situata është e rëndë dhe se përmbytjet kanë filluar në të gjitha njësitë administrative. Ai shtoi më tej se përmbytjet janë shkaktuar dëme të mëdha në bagëti e shpendë.

Kristian Shkreli: Situata në Vaun e Dejës është mjaft e rëndë, përmbytjet kanë filluar në të gjitha njësitë administrative. Vau i Dejës është pak më shumë problematik pasi përroi i Glinës ka dalë nga shtrati dhe po përbën përmbytje shumë të madhe në Vaun e Dejës. Dëmet janë të mëdha, në bagëti, shpend dhe kosheret e bletëve, por shpresojmë të mos rrezikohen jetët e njerëzve pasi situata është mjaft e rëndë.

IGJEO ngre alarmin për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të vendit

Bulqizë: 30 minuta reshje intensive shiu shkaktojnë përmbytje dhe probleme në qarkullim

Reklame