Advertisement

Grupet e Botërorit 2026 janë tashmë të kompletuara, pas kualifikimit të gjashtë kombëtareve të fundit, duke i hapur rrugë një edicioni historik për futbollin botëror.

Për herë të parë në histori, turneu do të zhvillohet me 48 kombëtare, të ndara në 12 grupe me nga katër ekipe, një format i ri që pritet të sjellë më shumë emocione dhe surpriza.

Reklame

Botërori do të luhet në tre shtete – Kanada, Meksikë dhe SHBA, me startin e parashikuar më 11 qershor, ndërsa pritet të jetë një nga turnet më të ndjekur ndonjëherë.

Ky edicion premton spektakël të madh, me rikthimin e disa kombëtareve historike dhe përballje të forta që në fazën e grupeve. Çdo grup pritet të prodhojë sfida të forta, ndërsa gara për trofeun më të madh të futbollit botëror bëhet edhe më e ashpër.

Me një format të ri dhe një hartë më të gjerë pjesëmarrjeje, Botërori 2026 pritet të shënojë një kapitull të ri në historinë e futbollit.

JA SI DUKEN GRUPET: 

Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia 

Grupi B: Kanada, Bosnja & Hercegovina, Katar, Zvicra 

Grupi C: Brazili, Maroku, Haiti, Skocia 

Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi 

Grupi E: Gjermani, Curacao, Bregu i Fildishtë, Ekuador 

Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi 

Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re 

Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai 

Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji 

Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani 

Grupi K: Portugali, DR Kongo, Uzbekistan, Kolumbi 

Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama 

Reklame