Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë, 31 gusht, në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku qëndroi për më shumë se tre orë.
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, Tare nuk dha detaje lidhur me çështjen për të cilën u mor në pyetje. Para gazetarëve ai u shpreh shkurt:
“Të tjerat ia lëmë kohës.”
Tare po hetohet nën dyshimet për pastrim parash në bashkëpunim.
Në fund të korrikut, SPAK ushtroi kontrolle në dy vila në pronësi të tij në Palasë, ndërsa më herët ishte sekuestruar edhe një vilë në Dhërmi, e regjistruar në emër të ish-futbollistit.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për pasuritë dhe transaksionet e lidhura me Taren vijojnë.
Lexo edhe:
SPAK merr të pandehur Igli Taren, i komunikon akuzën për pastrim parash
Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash në dosjen e Ballukut















