Presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se rendi i vjetër botëror nuk ekziston më dhe nuk pritet të rikthehet, duke theksuar se Europa duhet të përshtatet me realitetin e ri gjeopolitik.
Në një deklaratë të fortë për zhvillimet ndërkombëtare, Von der Leyen tha se Europa nuk mund të mbetet më kujdestare e një sistemi global që tashmë ka ndryshuar.
“Europa nuk mund të jetë më një kujdestare e rendit të vjetër botëror, sepse bëhet fjalë për një botë që ka ikur dhe nuk do të kthehet më. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë sistemin e bazuar në rregulla që ndërtuam me aleatët tanë, por nuk mund të mbështetemi vetëm tek ai për të mbrojtur interesat tona”, u shpreh ajo.
Duke komentuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe tensionet me Iran, Von der Leyen tha se debati nëse konflikti është i zgjedhur apo i domosdoshëm shpesh e humbet thelbin e situatës.
Ajo theksoi se Europa duhet të përballet me realitetin aktual dhe të jetë më e vendosur në projektimin e fuqisë së saj.
“Dua të jem e qartë: nuk duhet të derdhen lot për regjimin iranian. Europa duhet të jetë e përgatitur ta projektojë fuqinë e saj në mënyrë më të vendosur”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian.
Von der Leyen shtoi gjithashtu se Europa do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Ukraina pavarësisht zhvillimeve në rajone të tjera të botës.
Në të njëjtën kohë, ajo theksoi rëndësinë strategjike të zgjerimit të Bashkimit Europian, duke përmendur nevojën që Bashkimi Europian të afrojë më shumë me strukturat e tij Ballkani Perëndimor, si dhe Moldavia dhe Ukrainën.
Sipas saj, zgjerimi nuk është vetëm çështje ideologjie, por lidhet drejtpërdrejt me interesin strategjik dhe sigurinë e përbashkët europiane.
“Është shumë e rëndësishme që të përgatitemi duke afruar Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën me Unionin tonë që tani. Zgjerimi është një çështje interesi dhe sigurie të përbashkët europiane”, përfundoi Von der Leyen.















